Kompania evropiane e hapësirës ArianeGroup po shqyrton mundësinë e rritjes së numrit të lëshimeve raketore në vitet e ardhshme, ka bërë të ditur drejtuesi i saj në Gjermani, Pierre Godart.
Ai theksoi se diskutimet për zgjerim janë duke vazhduar, por ende nuk janë përcaktuar shifra apo afate konkrete.
Raketa Ariane 6 mbetet kyçe për programin hapësinor të Evropës, duke mundësuar lëshimin e satelitëve të mëdhenj në mënyrë të pavarur.
Gjatë këtij viti pritet të realizohen 7 deri në 8 lëshime, me synim që deri në vitin 2027 të arrihen rreth 10 në vit. Programi përfshin rreth 600 kompani evropiane dhe synon forcimin e pavarësisë në sektorin e hapësirës.




