Kanë nisur punimet në rrugën Korishë–Kabash në Prizren, një projekt me gjatësi 6.7 km dhe vlerë 4.1 milionë euro, i financuar nga Qeveria e Kosovës.
Në fillimin e punimeve morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, deputeti Dimal Basha, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë dhe qytetarë të zonës.
Sipas Bashës, ky projekt lidh më mirë zonën me rrjetin rrugor në jug të vendit dhe pritet të ndikojë në zhvillimin lokal dhe turizmin malor. Punimet kanë nisur me intensitet të lartë dhe pritet të përfundojnë sipas planit dinamik.




