Familja Bala nga Mitrovica kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e familjarit të tyre të humbur, 17-vjeçarit Muhamed Bala.
Ai është parë për herë të fundit më 25.04.2026, rreth orës 13:45, tek Xhamia Isa Beg në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, ai ka gjatësi rreth 1.80 m, flokë ngjyrë kafe të mbyllët dhe sy të kaltër, ndërsa në momentin e fundit ka qenë i veshur me duks të zi, maicë të gjelbër, trenerka të zeza me hiri dhe atlete Puma të zeza.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë familjen ose Policinë e Kosovës.




