Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje opozitës që të propozojë tre emra mbipartiakë për një zgjidhje institucionale.
Ai ka theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të kalkulimeve politike, duke kërkuar përgjegjësi dhe maturi politike nga opozita.
“Presim tre emra konkretë, jo arsyetime”, ka deklaruar Bajqinovci.




