Opinionistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore dhe po e orienton vendin drejt zgjedhjeve të reja përmes moszgjidhjes së çështjes së presidentit.
Në “Info Magazine”, ajo tha se veprimet e VV-së synojnë ndërtimin e një narrative për fajësimin e partive të tjera politike.
Sipas saj, Vetëvendosje ka komoditet për të shkuar në zgjedhje, pasi aktualisht kontrollon pjesën më të madhe të pushtetit në vend.




