Është gjetur shëndoshë e mirë 17-vjeçari Muhamed Bala nga Mitrovica, i cili më herët ishte raportuar i zhdukur.
Lajmi për gjetjen e tij është bërë i ditur nga një familjar përmes rrjeteve sociale, i cili ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe institucionet që kontribuuan në kërkim dhe gjetje të tij.




