Në Rahovec është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenoc, ngjarje e cilësuar si pikënisje e organizimit të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.
Kryetari i Komunës ka theksuar se Drenoci ishte vend historik ku u hodhën themelet e luftës çlirimtare në Anadrini dhe më gjerë, duke përkujtuar kontributin e shumë luftëtarëve dhe dëshmorëve që morën pjesë në këtë periudhë.
Në deklarim u vlerësua sakrifica e UÇK-së dhe rëndësia e ngjarjeve të vitit 1998, të cilat, sipas tij, shënuan kthesë në historinë e Kosovës dhe rrugën drejt lirisë.




