Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ende nuk kanë pranuar asnjë propozim konkret nga PDK dhe LDK për presidentin konsensual.
Ajo theksoi se VV ka hequr dorë nga kjo pozitë dhe ka ftuar opozitën të propozojë tre kandidatë unifikues jashtë politikës.
Nagavci bëri thirrje që propozimet të dorëzohen edhe sonte, duke kërkuar nënshkrimet e deputetëve për t’i dhënë fund krizës dhe për të siguruar stabilitet institucional.




