Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani mund të kontaktojë Uashingtonin për të negociuar përfundimin e konfliktit mes dy vendeve.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se bisedimet mund të zhvillohen përmes telefonit ose kontakteve direkte, duke shprehur bindjen se lufta do të përfundojë “shumë shpejt”.
Ai shtoi se disa nga negociatorët janë “të arsyeshëm”, ndërsa të tjerët jo, dhe shpresoi që Irani të veprojë me “mençuri”.
Trump gjithashtu kritikoi NATO-n dhe disa aleatë, duke theksuar se SHBA synon të sigurojë edhe rezervat e uraniumit në kuadër të negociatave.




