Pavarësisht ofertës së Vetëvendosjes për një kandidat konsensual për president, opozita nuk ka reflektuar për zgjidhje.
PDK e ka refuzuar ofertën duke e quajtur taktikë politike, ndërsa LDK ka kërkuar garanci për 66 vota, duke përmendur edhe Vjosa Osmanin si mundësi.
Analistët vlerësojnë se zhvillimet e fundit janë më shumë përgatitje për fushatë zgjedhore sesa për zgjidhje institucionale, ndërsa paralajmërohet se mungesa e marrëveshjes mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.




