Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas seancës së mbajtur për zgjedhjen e presidentit.
Ajo tha se për dy orë debat nuk është dhënë përgjigje për pyetjen kryesore nëse ekzistojnë 66 vota për Vjosa Osmani.
Sipas saj, opozita ka ofruar propozime konkrete për zgjidhjen e krizës, ndërsa ka kërkuar përgjigje të qartë “po ose jo” nga shumica.




