Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar ngjarjen si shkeljen më të rëndë të rendit kushtetues që nga pavarësia.
Ai ka thënë se veprimet e mbrëmshme përbëjnë, sipas tij, “sulm ndaj Kushtetutës”, duke e krahasuar me ngjarje të mëhershme të sigurisë në vend.
Muharremi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se këto zhvillime do të lënë pasoja të rënda politike dhe historike.




