Deputeti i Kuvendit dhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvend pas seancës për zgjedhjen e presidentit.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se rendi kushtetues duhet të jetë mbi çdo interes politik, partiak apo individual.
“Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti, mbi çdo individ. Cenimi i këtij rendi nuk lejohet në asnjë rrethanë”, ka shkruar Hoti.




