Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se deputetët e opozitës janë ata që po e shkelin Kushtetutën duke mos marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit. Ai tha se opozitës i janë ofruar zgjidhje, por ato nuk janë pranuar.
Murati theksoi se VV ka propozuar Feride Rushitin si kandidate për Presidente, të cilën e vlerësoi si profesioniste të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa akuzoi opozitën se po synon dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.




