Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit që nis në orën 14:00. Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se partia nuk bëhet pjesë e procesit, të cilin e cilësoi si “maskaradë politike”.
Ajo i bëri thirrje kandidates Feride Rushiti të tërhiqet nga gara, duke e quajtur atë pjesë të një loje politike të VV-së dhe duke kërkuar ndërprerjen e procesit që, sipas saj, cenon rendin kushtetues.




