Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës dhe “dhunë politike”. Ajo i ka bërë thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga gara, duke thënë se po përdoret në një lojë politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
Çitaku paralajmëroi veprime të opozitës dhe qytetarëve për mbrojtjen e rendit kushtetues, duke theksuar se Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas interesave politike dhe se veprimet aktuale rrezikojnë themelet e shtetit.




