Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se kandidatja Feride Rushiti i ka votat e nevojshme për t’u zgjedhur Presidente. Ajo i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në seancë dhe në raundin e votimit.
Sipas saj, pjesëmarrja në votim është vendimtare për shmangien e krizës politike, ndërsa ka shtuar se do të shihet qartë kush po e bllokon procesin dhe kush po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja./EO/




