Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur një konferencë për media, e cila do të mbahet sot në orën 16:30.
Njoftimi është bërë nga zyra e tij për media, pa dhënë detaje mbi temat që do të trajtohen gjatë paraqitjes.
Konferenca vjen në një moment të rëndësishëm politik, në ditën kur po bëhen përpjekje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Deri në skadimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit kanë mbetur më pak se nëntë orë.




