Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, tha se partia e saj ka ofruar kompromise për zgjedhjen e presidentit, por opozita po refuzon të propozojë kandidatë.
Ajo e akuzoi opozitën për bllokim dhe tentim për ta çuar vendin në zgjedhje, duke theksuar se Feride Rushiti ka marrë 63 vota dhe mund të zgjidhet nëse ka pjesëmarrje.




