Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj ka ofruar 15 nënshkrime për kandidatin që propozon LDK-ja për president, duke theksuar se qëndrimi i tyre mbetet për një marrëveshje ose konsensus politik.
Ajo tha se LDK nuk mund të mbështesë një proces që, sipas saj, do t’i jepte një force politike kontroll të plotë mbi institucionet e shtetit.
“Çka jemi t’u bë ne, me ia dhanë votat një kryeministri për me i kap krejt shtetin e Kosovës?”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se zgjedhja e presidentit kërkon marrëveshje serioze politike dhe jo vendime të momentit të fundit.




