Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai vetë ka pranuar se nuk ka kërkuar realisht kandidatë për president nga opozita.
Sipas Çitakut, Kurti nuk ka kërkuar një zgjidhje konsensuale, por vetëm “kundërkandidat për të siguruar kuorumin”.
“Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita. Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin e tij”, ka deklaruar ajo.




