Kongresistët amerikanë, përfshirë Ritchie Torres, Gregory W. Meeks, Michael McCaul dhe Brian Mast, kanë prezantuar një projektligj për riemërtimin e ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë si “Eliot L. Engel Building”.
Nisma synon të nderojë kontributin e ish-kongresistit Eliot Engel, i cili për dekada ishte mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe rol kyç në avancimin e çështjes së saj në SHBA.
Ligjvënësit amerikanë theksuan se angazhimi i Engelit ka ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–SHBA dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave më të vështira.




