Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me politikat energjetike, duke përmendur marrëveshjen e Shqipërisë për gazin amerikan.
Ai tha se anulimi i projektit “Kosova e Re” dhe refuzimi i gazsjellësit Shkup–Prishtinë kanë bërë që Kosova të paguajë qindra miliona euro për energji, duke përfituar Serbia.
Sipas Haradinajt, këto projekte do të sillnin përfitime ekonomike dhe rritje të sigurisë energjetike për vendin.




