Një person ka humbur jetën gjatë punës në qytetin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas tij, në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa rrethanat e incidentit po hetohen nga autoritetet kompetente.




