Në Aeroportin e Prishtinës, gjatë një kontrolli rutinë pas kalimit në kanalin e gjelbër, zyrtarët doganorë kanë zbuluar produkte dentare të padeklaruara.
Sipas Doganës së Kosovës, një udhëtar është përzgjedhur për kontroll të detajuar, ku në bashkëpunim me Njësinë Antikontrabandë janë gjetur mallra pa dokumentacion dhe pa licencë për import.
Autoritetet kanë bërë të ditur se raste të tilla trajtohen sipas Kodit Doganor, i cili parasheh masa administrative si konfiskim të mallrave dhe gjoba, si dhe procedura të mëtejshme ligjore.




