Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të zgjerojë rrezen e sulmeve brenda territorit të Rusisë.
Ai ka thënë se në javët e fundit Ukraina ka intensifikuar goditjet ndaj infrastrukturës energjetike dhe logjistike në Rusi, përfshirë rafineri, depo dhe porte, me qëllim dobësimin e kapaciteteve financiare të Moskës për luftën në Ukrainë.
Zelensky gjithashtu ka bërë të ditur se shërbimi i sigurisë ukrainase ka raportuar për një sulm të suksesshëm në thellësi të territorit rus, të cilin e ka cilësuar si një fazë të re në përdorimin e armëve ukrainase për kufizimin e potencialit ushtarak të Rusisë.




