Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm LDK-së.
Në një deklarim për media, Mustafa tha se veprimet e Osmanit në të kaluarën janë bërë “për interesa të saj dhe të Albin Kurtit, jo për interes të Kosovës”.
Ai shtoi se nuk është në rrjedhë të zhvillimeve të brendshme në LDK, por theksoi se sipas tij, veprimet e vitit 2020 kanë ndikuar negativisht në parti.
Mustafa gjithashtu komentoi situatën politike në vend, duke thënë se rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë mungesë përgjegjësie nga forcat që kanë fituar shumicën, të cilat sipas tij nuk janë të interesuara të qeverisin në mënyrë efektive./lajmi.net/




