Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë një mesazh motivues në rrjetet sociale, kushtuar nënave dhe rolit të tyre në familje.
Ajo ka theksuar sakrificën dhe përkushtimin e nënës, duke e përshkruar amësinë si “punën më të vështirë në botë”, e cila nuk ka orar pune, nuk njeh pushime dhe nuk shpërblehet financiarisht.
Dafina Zeqiri, e cila u bë nënë për herë të parë rreth një vit më parë, shpesh ndan momente dhe mesazhe nga përvoja e saj personale me ndjekësit në rrjete sociale.





