Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim Anthony Randazzo, Drejtor Menaxhues në Korporatën e Financimit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (DFC), së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Gjatë takimit, ministri Vitia prezantoi prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë, duke theksuar përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve në këtë sektor.
Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë e investimeve në fushën e shëndetësisë në Kosovë, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e bujqësisë.




