Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka hedhur poshtë pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten për sulm ndaj Serbisë, duke i quajtur ato “marrëzira”.
Në një fjalim me rastin e 35-vjetorit të Brigadës së Tretë Gardiste “Kune”, ai tha se Kroacia nuk e sheh askënd si armik dhe se synon marrëdhënie paqësore dhe të qytetëruara me fqinjët.
Millanoviq theksoi se është e vështirë të ndërtohen raporte normale me ata që përhapin narrativa të tilla dhe shtoi se Kroacia duhet së pari të rregullojë çështjet e brendshme dhe më pas marrëdhëniet me vendet fqinje, përfshirë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.




