Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hequr masën e pezullimit ndaj subjektit pas përmbushjes së obligimeve ligjore dhe organizimit të Kuvendit Zgjedhor brenda afatit.
Sipas AKR-së, masa ishte vendosur më 12 mars 2026 nga Zyra për Regjistrim dhe Kontroll Financiar të subjekteve politike, por është hequr pasi janë përmbushur kërkesat ligjore brenda 45 ditëve.
Partia e ka cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm për konsolidim institucional dhe ka paralajmëruar angazhim të ri në përgatitjet politike dhe rritjen e besimit qytetar.




