Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar komandantin Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarët e tij në 27-vjetorin e rënies.
Ai tha se Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare dhe simbol frymëzimi për bashkëluftëtarët në front. Haradinaj kujtoi edhe beteja të përbashkëta gjatë luftës dhe sakrificat e tyre kundër forcave serbe.
Në fund, ai shprehu nderim dhe lavdi të përjetshme për Ilaz Kodrën dhe të gjithë dëshmorët e kombit.





