Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave që e kritikojnë për takimet me qytetarët, duke i quajtur ato “dezinformata”.
Në një video të publikuar në Facebook, ajo tha se gjatë mandatit të saj presidencial ka zhvilluar vazhdimisht vizita në komuna, shkolla, spitale dhe institucione të ndryshme, duke theksuar se këto kontakte me qytetarët nuk janë ndalur asnjëherë.
Osmani shtoi se lidhja me qytetarët mbetet bazamenti i angazhimit të saj dhe paralajmëroi vazhdimin e vizitave në terren.




