Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se reagimi politik dhe qytetar ka ndalur, siç u shpreh ajo, një skenar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo tha se zgjedhja e një presidenteje në mënyrë të tillë do të ishte antikushtetuese dhe kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai synon të imponojë autoritet.
Çitaku shtoi se respektimi i ligjit nuk duhet të jetë, siç tha ajo, çështje debati në një shtet demokratik.




