Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për shpalljen e konkurseve në pozita të larta udhëheqëse.
Sipas saj, hapja e rreth 20 konkurseve vetëm disa orë pas shpërndarjes së Kuvendit nuk është normale dhe ngre shqetësime.
Ajo ka deklaruar se kjo, sipas saj, paraqet përpjekje të fundit për kapjen e institucioneve para mbajtjes së zgjedhjeve.




