Ka nisur takimi konsultativ i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë kryesore politike, përfshirë Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë.
Takimi vjen pas koordinimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u diskutuan afatet ligjore dhe përgatitjet për një proces zgjedhor të rregullt dhe me standarde të larta.




