Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Annu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, me fokus në projekte që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e kapaciteteve institucionale.
Prattipati e uroi Mujën për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së si partner strategjik, ndërsa të dy palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.




