Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk kanë arritur të dakordohen për një kandidat unifikues për president, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Sipas një zëdhënësi të BE-së, është urgjente që të forcohet dialogu ndërpartiak për të siguruar stabilitet institucional dhe funksionim efikas të institucioneve, si dhe për të mos humbur përfitime nga Plani i Rritjes.
Datat e mundshme për zgjedhje përmenden 31 maji ose 7 qershori.




