Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë ka nisur zbatimin e planit operativ “Motoçikletat”, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe kontrollin e rrugëve magjistrale, nacionale dhe urbane.
Gjatë fazës së parë në Fushë Kosovë, në një periudhë 10-ditore janë shqiptuar mbi 250 gjoba dhe janë larguar nga qarkullimi 24 motoçikleta dhe skuterë që janë përdorur në kundërshtim me ligjin.
Policia ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve edhe në komunat e tjera, duke bërë thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse nga motoçiklistët.




