Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur me sukses Kursi për Nënoficer të Lartë (KLN) “Gjenerata 10-2026”, në kuadër të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse.
Kursi kishte për qëllim forcimin e aftësive të lidershipit, vendimmarrjes ushtarake dhe menaxhimit në situata operative dhe taktike komplekse. Pjesëmarrësit përfunduan një trajnim intensiv teorik dhe praktik, duke dëshmuar përkushtim dhe gatishmëri për marrjen e përgjegjësive më të larta në shërbim të misionit.




