Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas gjetjeve të raportit të organizatës “Bar Human Rights Committee of England & Wales” lidhur me proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas PDK-së, raporti ngre shqetësime serioze për shkelje të të drejtave të njeriut, paraburgim të gjatë, kufizime në lirimin e përkohshëm dhe mungesë të barazisë së palëve në proces.
Partia ka kërkuar që rekomandimet e raportit të merren seriozisht dhe të krijohet një mekanizëm i pavarur monitorimi për të garantuar standarde të drejta gjyqësore, duke theksuar se proceset duhet të jenë të paanshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare./EO/




