Qendra për Studime Universitare ka përfunduar me sukses vlerësimin praktik njëjavor “Guximi i Palëkundur”, i cili ka përfshirë kadetë në nivele të ndryshme të përgatitjes ushtarake.
Kadetët e vitit të tretë janë vlerësuar në operacione luftarake në nivel togu, ndërsa ata të vitit të katërt kanë zhvilluar ushtrime në operacione stabiliteti dhe paqeruajtëse.
Kadetët e viteve të para dhe të dyta janë fokusuar në zhvillimin e aftësive bazë dhe punën në skuadër. Aktiviteti ka synuar forcimin e aftësive praktike, disiplinës dhe gatishmërisë për udhëheqje në mjedise operative komplekse.




