Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, priti në takim lamtumirës këshilltarin e mbrojtjes për FSK-në dhe ushtruesin e detyrës së atasheut të Mbretërisë së Bashkuar, Mike Butler.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe u diskutuan planet për trajnime, stërvitje dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së. Butler u nderua me medaljen “Shërbim Vetëmohues” për kontributin e tij.




