Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se tetë raste me Fruthi janë regjistruar gjatë dy javëve të fundit të prillit.
Sipas institutit, të gjitha rastet janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe janë duke marrë trajtim spitalor. IKSHPK u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët dhe të shmangin kontaktet me persona me simptoma të dyshimta.




