Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se në zgjedhjet e reja parlamentare pritet dalje më e ulët e votuesve.
Ai tha se në rezultat mund të ndikojë edhe përçarja mes Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se pjesëmarrja e ulët zakonisht favorizon subjektet më të mëdha.




