Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim pune në Prishtinë me ekspertin amerikan të sigurisë James Carafano nga The Heritage Foundation.
Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus në siguri, energji dhe politikë të jashtme. Palët theksuan nevojën për një partneritet më të strukturuar dhe të bazuar në interesa strategjike të përbashkëta.




