Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me presidentin e UEFA, Aleksander Čeferin.
Gjatë bisedës janë diskutuar zhvillimet në futboll dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë, në kuadër të pjesëmarrjes në Kongresin e FIFA-s në Kanada.




