Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka kritikuar partitë opozitare për, siç tha ajo, dështimin në arritjen e marrëveshjeve për formimin e institucioneve.
Ajo tha se PDK dhe LDK kanë ndryshuar disa herë qëndrimet gjatë procesit politik, duke kaluar nga pritja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese te kërkesa për marrëveshje dhe kandidatë konsensualë, e deri te refuzimi i propozimeve konkrete.
Sipas Nagavcit, këto zhvillime kanë kontribuar në bllokim institucional dhe kanë çuar vendin drejt zgjedhjeve të panevojshme.




