Po zhvillohet një takim mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentes Vjosa Osmani.
Sipas burimeve të Gazetës Express, biseda lidhet me zhvillimet politike dhe mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK. Abdixhiku më herët ka shprehur qëndrimin për këtë çështje, ndërsa Osmani ende nuk ka bërë të ditur publikisht planet e saj politike.
Mbetet të shihet nëse ajo do t’i bashkohet listës së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje mes palëve.




