Politologu Milazim Koci ka kritikuar mënyrën e propozimit të Feride Rushitit për president, duke thënë se procesi nuk ka qenë rezultat i një marrëveshjeje politike.
Ai deklaroi se propozimi është bërë në mënyrë të njëanshme dhe jo përmes konsultimeve me opozitën.
Sipas tij, zgjidhja do të ishte arritja e një konsensusi mes partive politike, ndërsa mungesa e vullnetit politik ka penguar përfundimin e procesit.




